75 Mall Live Search
16:33 / E Mërkurë, 03 Shtator 2025 / S Z

Rohde takon Osmanin, shpreh shqetësimin për ngërçin politik e institucional

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, është deklaruar pas takimit të djeshëm me presidenten Vjosa Osmani.

Përmes një reagimi në platformën X, Rohde tha se ka ngritur shqetësimin e tij për bllokadën e vazhdueshme politike dhe institucionale në vend.

Ai po ashtu theksoi se diskursi publik i kohëve të fundit, që hedh dyshime mbi vendimet e gjykatave, paraqet rrezik për besimin e qytetarëve në pavarësinë dhe integritetin e sistemit të drejtësisë.

“Falënderoj zonjën Presidente për diskutimin e mirë. Në takim shpreha shqetësimin për ngërçin politik e institucional, si dhe diskursin publik që hedh dyshime mbi vendimet gjyqësore, zhvillime këto që rrezikojnë të dëmtojnë besimin e qytetarëve në pavarësinë dhe integritetin e gjyqësorit”, shkroi Rohde.