75 Mall Live Search
19:06 / E Premte, 08 Shtator 2023 / Gj. Sh

Rohde uron Prishtinën për fitimin e ofertës për organizimin e Lojërave Mesdhetare

Ambasadori gjerman, Jorn Rohde ka uruar për vendimin që Lojërat Olimpike Mesdhetare të mbahen në Prishtinë.

Rohde ka thënë se ky vendim shënon fillimin e një rrugëtimi emocionues për organizatorët.

“Urime Prishtinës për fitimin e ofertës për organizimin e Lojërave Mesdhetare në vitin 2030!  Ajo shënon fillimin e një udhëtimi emocionues për organizatorët, i mbushur me punë të palodhur dhe mundësi të bollshme në skenën globale.

#Lojëra Mesdhetare2030”, ka shkruar ai.