75 Mall Live Search
10:04 / E Mërkurë, 04 Dhjetor 2024 / L A

Rohde: Vetëm ata kandidatë që njohin njëri-tjetrin mund të marrin anëtarësimin në BE

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, duke folur për takimet e ndara që të martën ka zhvilluar shefja e re e BE-së, Kaja Kallas me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se vendet që synojnë anëtarësimin në BE , nuk mund ta bëjnë një gjë të tillë pa e njohur njëri-tjetrin.

Ai këtë e ka thënë duke shpërndarë një postim të Kallasit, e cila tha se normalizimi i marrëdhënieve është rruga e vetme drejt anëtarësimit të Kosovës dhe Serbisë në BE dhe kujtuar se të njëjtën e kishte thënë edhe kancelari gjerman Olaf Scholz në vitin 2022.

“Vetëm ata kandidatë që njohin njëri-tjetrin mund të marrin anëtarësimin në BE”, ka shkruar ai.