14:21 / E Diele, 28 Korrik 2019 / indeksADMonline

Roja bregdetare shpëton nga mbytja një kosovar në Velipojë

Rojet bregdetare në plazhin e Velipojës shpëtuan një 28-vjeçar nga Kosova, i cili rrezikonte të mbytej.

Eldi Hasani, vrojtues në plazhin e Velipojës ka shpëtuar pushuesin nga Kosova.

Vrojtuesi e ka nxjerrë në breg të riun dhe i ka dhënë ndihmën e parë mjekësore, derisa në vendngjarje ka mbërritur ndihma e shpejtë.

Ditën e sotme, deti është i trazuar nga dallgët dhe era e fortë.