12:02 / E Enjte, 16 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Roja e kopshtit zoologjik që ishte sulmuar nga tigri, tregon për tmerrin që kishte përjetuar

Roja e kopshtit zoologjik e cila u sulmua nga një tigër ditë më parë, ka përshkruar ngjarjen se si ka ndodhur  dhe si është ndier në ato momente.

Nadezhda Srivastava, 44 vjeçarja- nëna e tre fëmijëve, kishte mbetur në një situatë të rrezikshme kur ishte sulmuar në kopsht nga tigri i cili kishte dalë nga kafazi i vet, transmeton Indeksonline.

Duke folur për herë të parë për këtë rast, Srivastava përshkruan se ato 10 minuta sa ishte “nën” tigrin iu kishin dukur si një përjetësi.

Ajo tregoi se ajo kishte menduar se nuk do t’i shpëtonte vdekjes, përderisa mendjen e kishte pasur tek fëmijët dhe nëna e saj.

“Në një çast pashë tigrin, duke qëndruar gjysmë metër nga unë. Ai u afrua shumë në heshtje, nuk e prisja këtë dhe nuk kisha kohë për të reaguar”, ka thënë ajo.

Fatmirësisht, roja e kopshtit ka arritur të shpëtoi për shkak se disa turist që kishi qëlluar aty pranë kishin filluar ta sulmonin tigrin nga larg, duke e bërë që ai të largohet./Indeksonline.