75 Mall Live Search
14:54 / E Premte, 30 Gusht 2019 / indeksADMonline

Rojat s’e ndihmojnë, e burgosura lind e vetme foshnjën në qeli

Një video shokuese tregon një grua, e cila është detyruar ta lindte foshnjën e saj brenda një qelie burgu pa ndihmën e askujt.

Raportohet se zyrtarët e burgut nuk kanë pranuar ta ndihmonon.

Diana Sanchez solli në jetë djalin, Jordan brenda burgut në Denver County më 31 korrik 2018. Dhe tashti nëna ka ngritur padi ndaj zyrtarëve të burgut.

26-vjeçarja tha se qëndroi në agoni për orë të tëra pa anestezi dhe askush nuk shkoi për ta ndihmuar gjatë lindjes.

Sanchezi ishte arrestuar dy javë para lindjes së foshnjës me akuzën për vjedhje identiteti.

Pamjet e publikuara së fundi tregojnë nënën duke lindur e vetme fëmijën në qeli rreth orës 10:44, gati 6 orë pasi i tha një roje se i kishin ardhur dhimbjet e lindjes.

Roja, sipas saj, refuzoi ta ndihmonte dhe ujërat i shpërthyen 1 orë pasi e lajmëroi.

Vetëm disa momente pasi lindi, një infermier, që po shikonte Sanchezon nga jashtë qelisë së burgut, hyri brenda dhe mori djalin e saj të porsalindur.

Sanchezi u shpreh se vetëm kur lindi djalin, personeli njoftoi ambulancën.