75 Mall Live Search
09:31 / E Hënë, 28 Korrik 2025 / L K

Rojtari ekzekuton kolegët e punës, skena të frikshme në Bangkok

Të paktën gjashtë persona u vranë në një masakër në tregun Or Tor Kor të Bangkokut.

Sulmi u krye nga një ish-rojë sigurie 61-vjeçar, i cili, sipas informacioneve të mëparshme, qëlloi ish-kolegët e tij dhe më pas kreu vetëvrasje.

Trupi i tij u gjet jo shumë larg vendit të krimit dhe policia konfirmoi se ishte i njëjti burrë për të cilin kishin nisur kërkime intensive më herët gjatë mëngjesit.

Sulmi ndodhi në një kohë kur tregu ishte plot me blerës dhe qytetarët u evakuuan nga vendi në skena kaotike./Indeksonline/