12:55 / E Hënë, 05 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Roli i qumështit të fermentuar në mbrojtjen nga sëmundjet e zemrës

Shumë ekspertë kanë debatuar për efektin e qumështit në shëndetin kardiovaskular. Një studim i kohëve të fundit në Finlandë ka treguar se konsumimi i një lloji të veçantë të qumështit, përkatësisht qumështit të fermentuar, mund të ketë efekt mbrojtës kundër sëmundjeve të zemrës.

Si ndikon qumështi i fermentuar në shëndetin e zemrës?

Sëmundja koronare e zemrës (CHD) është një gjendje në të cilën furnizimi me gjak në zemër bëhet i kufizuar, zakonisht për shkak të ngritjes së yndyrës në arteriet që mbajnë gjak në muskujt e zemrës. Kjo gjendje mund të çojë edhë në sulm në zemër. Disa nga faktorët kryesorë të rrezikut për sëmundjen CHD janë pirja e duhanit, kolesteroli i lartë dhe presioni i lartë i gjakut, transmeton Indeksonline.

Rezultatet e një studimi të ri nga studiuesit e Universitetit të Finlandës Lindore sugjerojnë se konsumimi i produkteve të qumështit të fermentuar mund të mbrojë zemrën. Produktet e tilla përfshijnë djathë, kos, dhe qumësht i thartuar./Indeksonline/