“Rolls-Royce” i blinduar, që kushton tre milionë euro, makina më e sigurt me nivel të lart luksi
Me këtë Rolls-Royce Phantom, udhëtarët janë të mbrojtur nga të shtënat edhe nga shumica e armëve
Të gjithë ata që mund të shpenzojnë shumë para, që të mbrojnë veten dhe të kenë nivel të lartë luksi dhe rehati shumë të madhe. Atëherë, ta porosisin këtë Rolls-Royce Phantom të blinduar.
Kjo makinë është për 105 centimetra më e gjatë se modeli që ka dalë nga prodhimi, derisa ofiçina gjermane Klassen ka punuar që të jetë shumë më e fuqishme.
Platforma e zgjatur, ka bërë që edhe dyer të zhvendosura të jenë më të mëdha, ndërsa kulmi është shumë i ngritur dhe ofron më shumë hapësirë, teksa është vënë edhe një xham i blinduar që ofron pamje panoramike.
Në këtë veturë, blindimi ka arritur nivelin e nëntë, që nënkupton se mund t’u përballojë të shtënave nga shumica e armëve, si edhe eksplodimet e lehta.
Brendia e këtij Phantomi ka mbetur e njëjtë, me motorin V12 që prodhon 563 kuaj fuqi, duke i mundësuar që shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë ta zërë për pesë sekonda, megjithëse peshon tre tonë.
Klientët e interesuar për Rolls-Royce Phantom të blinduar, duhet të sigurojnë së paku tre milionë euro, që është çmimi fillestar, derisa duhet të presin deri në gjashtë muaj derisa të jetë gati.