08:17 / E Martë, 10 Gusht 2021 / OSH

Roma arrin marrëveshje me Chelsean për Tammy Abrahamin

Roma raportohet se ka arritur marrëveshje me Chelsean për të transferuar Tammy Abrahamin në këtë afat kalimtar.

Sulmuesi anglez nuk është në planet e Thomas Tuchel dhe në këtë afat do të largohet nga blutë e Londrës.

Sipas asaj që raporton Sky Sport Italia, Giallorossët dhe Chelsea po i mbyllin detajet e fundit të marrëveshjes për lojtarin.

Abaraham do t’i kushtojë Romës plotë 40 milionë euro, derisa do të nënshkruajë kontratë katërvjeçare.

Chelsea po e lë sulmuesin e ri që të largohet, pasi tashmë ka siguruar shërbimet e Romelu Lukakut.

Nga skuadra do të largohet edhe Michy Batshuayi, derisa Armando Broja do të kalojë si i huazuar te Southamptoni.