75 Mall Live Search
23:20 / E Enjte, 30 Nëntor 2023 / Gj. Sh

Roma barazon me Servetten por siguron kualifikimin

Roma ka arritur të siguroj kualifikimin në fazën tjetër të Europa League.

Romakët sonte barazuan në udhëtim ndaj Servettes, me rezultat 1-1, shkruan IndeksOnline.

Lukaku i dha epërsinë Romës në minutën e 21-të, Me rezultat 0-1 u mbyll edhe pjesa e parë.

Skuadra zvicerane arriti ta barazonte rezultatin qysh në fillim të pjesës së dytë, me golin e shënuar nga Bedia në minutën e 50-të.

Kjo fitore i siguron Romës kualifikimin në fazën e eliminimit direkt, por jo edhe vendin e parë në Grupin G, vend ky i cili e dërgon në 1/8 e finales, kurse vendi i dytë kualifikohet në 1/16 e finales.

Në anën tjetër, Servette mbetet në vendin e tretë me 5 pikë dhe garat do ti vazhdoj në Conference League./IndeksOnline/