75 Mall Live Search
13:02 / E Premte, 21 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Roma bën gati 25 milionë funte për Van Aanholt

Roma po përgatitet të bëjë në janar një ofertë prej 25 milionë funte për të nënshkruar me yllin e Crystal Palace, Patrick van Aanholt.

Gjigantët italianë janë në kërkim të një mbrojtësi të ri në anën e majtë të mbrojtjes dhe e kanë identifikuar Van Aanholt si një nga objektivat kryesor për muajin e ardhshëm.

28-vjeçari ka qenë në formë mbresëlënëse për “shqiponjat” gjatë 12 muajve të fundit dhe performancat e tij kanë kapur syrin e Monchi, drejtor sportiv i AS Roma.

Gjallorosët kërkojnë një zëvendësim afatgjat për serbin Kolarov dhe sic shkruan “The Sun” ata janë të gatshëm të ofrojnë 25 milionë funte.

Van Aanholt poashtu është kërkuar nga Juventus, Inter dhe Manchester City. /IndeksOnline/