75 Mall Live Search
16:17 / E Mërkurë, 16 Gusht 2023 / Gj. Sh

Roma bën goditjen e dytë brenda ditës

Skuadra e Romës ka bërë goditjen e dytë brenda një dite në tregun e transferimeve.

Pas Leandro Paredes, romakët kanë zyrtarizuar edhe transferimin e Renato Sanchezit, shkruan IndeksOnline.

Mesfushori portugez është transferuar nga PSG-ja si huazim një vjeçar me detyrim blerje.

“Jam shumë i lumtur që kam ardhur në këtë klub të madh, projekti i klubit më ka pushtuar, mendoj se të luaj për Romën është opsioni ideal për mua,” tha Sanches.

26-vjeçari ka arritur ta fitoj Kampinatin Evropian me Portugalinë në vitin 2016, duke u bërë futbollisti më i ri në historinë e Kampionatit Evropian dhe golashënuesi më i ri ndonjëherë në fazën eliminatore.

Para PSG-së, Sanchez në të kaluarën ka luajtur edhe për skuadrat si Benfica, Bayern Munich, Sëansea dhe Lille.

Te Roam ai do të veshë fanellën me numrin 20./IndeksOnline/