Roma bën supergoditje, transferon talentin që po e kërkon gjithë Evropa
Roma është duke u bërë shumë aktive në afatin kalimtar të verës.
Skuadra e cila arriti deri në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve ka arritur marrëveshje me taletin e Ajax, Justin Kluivert.
19 vjeçari është i biri i legjendës, Patrick Kluivert dhe do të bashkohet me Romën për 20 milionë euro.
Për Kluivert kishin interesim edhe shumë skuadra evropiane, në mesin e tyre edhe Manchester United.
Kjo është goditja e katërt e “Monchit” në këtë afat kalimtar. /IndeksOnline/
#Kluivert stasera a Roma, domani visite e firma poi sarà ufficialmente della @OfficialASRoma @SkySport #calciomercato
— Gianluca Di Marzio (@DiMarzio) June 11, 2018