75 Mall Live Search
20:43 / E Enjte, 09 Nëntor 2023 / Gj. Sh

Roma bie në Pragë, Slavia merr kreun e tabelës

Slavia Praha ka marr tre pikë të mëdha ndaj Romës në Europa League.

Skuadra çeke fitoi në shtëpi me rezultat 2-0, shkruan IndeksOnline.

Pjesa e parë u mbyll me barazim 0-0, ndërsa golat erdhën në 45 minutat e fundit.

Vaclav Jurecka në minutën e 50-të dhe Lukas Masopust në të 74-tin, ishin golashenues për Slavian.

Me këtë fitore, Slavia Praha ka marr kryesimin e G, me 9 pikë, aq sa ka edhe Roma në vendin e dytë./IndeksOnline/