Roma dhe Dortmundi dëshirojnë transferimin e Malcomit
Skuadra italiane, Roma dhe ajo e Gjermanisë, Borussia Dortmund janë të gatshëm ta luftojnë për transferimin e Malcomit.
Malcolm është përfolur për një lëvizje larg Barcelonës vetëm 12 muaj pas transferimit në këtë skuadër, për shkak të sezonit të parë të dobët, transmeton Indeksonline.
Dortmundi është i gatshëm të pranoj kërkesën e Barcelonës prej 41 milionë euro për 22-vjeçarin, ndërsa Roma është gjithashtu e interesuar në blerjen e shërbimeve të lojtarit./Indeksonline/.