Roma dhe Inter “fërkojnë” duart, Milan mposht nga Sampdoria
Pas derbit të humbur nga Interi, Milan ka pësuar edhe një humbje në kuadër të Series A.
Sampdoria është skuadra e cila ka mposhtur rosonerët, me rezultatin minimal 1-0.
Goli i erdhi në minutën e parë të takimit, pas një gabimi trashanik të portierit Donnarumma.
Në pjesën e dytë Milani gjeti golin e barazimit, por më parë aksioni ishte ndalur për një faull, ndërsa në minutat e fundit pati edhe pretendime për një penallti në favor të Piatek, por pasi u konsultua edhe me VAR-in, arbitri vendosi të mos e akordojë.
Vërshëllima finale e gjyqtarit la në fuqi fitoren e Sampdorias, që shkon në kuotën e 45 pikëve dhe rrit shanset për një vend në zonën europiane, ndërsa Milani komplikon pozitat në vendin e katërt, pasi rrezikon t’i afrohet Roma, nëse mposht nesër Napolin. /IndeksOnline/