Roma dhe Interi ndajnë pikët, shuhen gjasat për më mirë

Roma dhe Interi kanë barazuar me rezultat 2-2 në ndeshjen e xhiros së 34-të të Serie A.
Neroazurët kaluan të parët në epërsi me golin e devrij në minutën e 15-të të ndeshjes.
Rezultatin e barazoi Spinazzola në minutën e fundit të pjesës së parë, shkruan Indeksonline.
Romakët kaluan në epërsi me golin e Mkhitaryan në minutën e 57-të.
Golin e barazimit Interi e shënoi dy minuta para fundit me një penallti të Romelu Lukakut.
Katër javë para fundit, Interi është në vendin e dytë me 72 pikë, pesë më pak se Juve derisa Roma në vendin e pestë me 58 pikë. /IndeksOnline/