Roma dhe Lazio i bashkangjiten Milanit në garë për mbrojtësin e Liverpool
Dejan Lovren mund të largohet nga Liverpool këtë verë dhe emri i tij ka qenë i lidhur me një lëvizje në AC Milan gjatë javëve të fundit.
Megjithatë, sipas Sportmediaset, Rossonerët nuk janë e vetmja e interesuar e Italisë, pasi Lazio dhe Roma gjithashtu kanë në radar mbrojtësin kroat, përcjellë Indeksonline.
Dejan Lovren ka humbur vendin e titullarit te Liverpool, pas paraqitjeve mbresëlënëse të Van Dijk dhe Matip./Indeksonline/