Roma e gatshme të shesë Abrahmin

AS Roma raportohet se janë duke menduar ta shesin sulmuesin Tammy Abraham në West Ham.
Klubi anglez, sipas medieve italiane, janë në kontakte të vazhdueshme me “romakët” për rikthimin e anglezit në Premier League.
“Giallorossët” thuhet se janë të gatshëm ta shesin Abrahmin te West Hami, edhe pse lojtari kërkohet edhe nga AC Milani dhe Juventusi.
Roma siç raportohet, kërkon 35 milionë funte aq sa ia kishte paguar Chelseas dy vjet më parë për Abrahamin.
West Hami duket se është më afër sulmuesit anglez.