75 Mall Live Search
13:02 / E Shtunë, 24 Gusht 2019 / indeksADMonline

Roma e interesuar për transferimin e Mustafit

Sipas asaj që është raportuar nga gazeta The Daily Mirror, mbrojtësi gjerman Shkodran Mustafi do të largohet nga Arsenali.

Babai dhe agjenti i lojtarit konfirmuan se futbollisti po kërkonte një destinacion të ri, transmeton Indeksonline. Për t’i bërë gjërat më keq për shqiptarin, Topçinjtë transferuan David Luizin nga Chelsea.

Roma janë duke kërkuar një lojtar si Mustafi. Sidoqoftë, mbrojtësi ka deklaruar në të kaluarën se qëllimet e tij janë për të provuar dhe luftuar për një vend në Londrën e Veriut./Indeksonline/.