Roma e ka seriozisht, futet në garë për sulmuesin më të mirë në La Liga

Skuadra e Romës është duke tentuar të bëjë një blerje të madhe gjatë afatit kalimtar të verës.
Siç raporton gazetari italian, Fabrizio Romano – skuadra e De Rossit është në bisedime me sulmuesin e Kombëtares së Ukrainës, Dovbyk, shkruan Indeksonline
Dovbyku është afër marrëveshjes me Atletico Madridin, kjo e fundit ka ofruar 40 milionë euro për sulmuesin.
Por, Roma po tenton ta prishë marrëveshjen mes Gironas dhe Atletit dhe tashmë agjenti i futbollistit ka filluar bisedimet me stafin e Romës.
Daniele De Rossi ka kontaktuar me sulmuesin ukrainas dhe sigurisht që i ka premtuar hapësirë të mjaftueshme në ekipin nga Serie A./Indeksonline/
🔴🟡 AS Roma, completing Matias Soulé deal… then will make direct contact with Dovbyk’s agents today.
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) July 25, 2024
Dovbyk deal, agreed between Girona and Atlético on €40m package — but still issues to resolve on player terms.
📲🇺🇦 Difficult deal; Daniele de Rossi has also called Dovbyk. pic.twitter.com/RIC8xfnRcT