Roma e mbyll me fitore 2025-tën, mposht bindshëm Genoan
Roma ka fituar ndeshjen e tyre të fundit për vitin 2025 dhe të Serie A-së.
Ata mposhtën Genoan në “Stadio Olimpico”, me rezultat bindës 3-1.
Golat u realizuan nga Soule, Kone dhe Ferguson për “Giallorosët”, ndërsa të vetmen për Genoan e shënoi Ekhator.
Me këtë fitore, Roma e mbyll vitin në pozitën e 4-të me 33 pikë, ndërsa Genoa në pozitën e 17-të me 14 pikë./IndeksOnline/

