75 Mall Live Search
09:57 / E Diele, 15 Gusht 2021 / OSH

Roma e Mourinhos bëhet me sulmues të ri pas largimit të Dzekos, transferojnë yllin e Chelseas për 40 milionë euro

Klubi i Romës nuk ka humbur shumë kohër për të gjetur zëvendësimin e Edin Dzekos që u transferua tek Inter së fundmi.

Romakët sot pritet ta zyrtarizojnë transferimin e futbollistit të Chelseas, Tammy Abraham, transmeton Indeksonline.

Fabrizio Romano raporton se tashmë marrëveshja është arritur dhe se sulmuesi anglez pritet që sot të arrij në Romë.

Klubi nga kryeqyteti i Italisë do të paguaj hiq më pak se 40 milionë euro për transferimin e Abrahamit plus bonuset.  Chelsea mund ta rikthej Abrahmin pas vititi 2023 nëse paguan 80 milionë euro.

Rroga e sulmuesit anglez pritet të jetë 4 apo 5 milionë euro në sezon. Ai do të nënshkruaj kontratë deri në vitin 2026./Indeksonline/