Roma e mposht Porton në ”Olimpico” dhe vazhdon tutje në Europa League

Roma ka siguaruar kualifikimin në 1/8 e finales së Europa League.
Skuadra nga kryeqyteti i Italisë, në ndeshjen e dytë të zhvilluar në ”Stadio Olimpico”, shënoi fitore ndaj Portos, me rezultat 3-2, duke kaluar tutje me rezultat të përgjithshëm, 4-3, shkruan IndeksOnline.
Porto ishte skuadra e parë që kaloi në epërsi, me golin e Samu në minutën e 27-të.
Djelmoshat e CVlaudio Ranierit reaguan shpejtë, duke shënuar dy gola të shpejtë dhe përmbysen rezultatin qysh në pjesën e parë.
Sulmuesi argjentinas, Paulo Dybla fillimisht barazoi shifrat në minutën e 35-të, ndërsa pas katër minutave i dha epërsinë skuadrës romake.
Golin e sigurisë për Romën e shënoiNiccolo Pisilli, në minutën e 83-të.
Ndërkohë Devyne Rensch shënoi autogol në 90+6, për rezultatin përfundimtar, Roma 3-2 Porto./IndeksOnline/