75 Mall Live Search
22:25 / E Premte, 08 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Roma e mposhtë më të dobtën, “nxehet” top 4-shja në Serie A

Roma e ka mposhtur Chievon me rezultat 0-3. Skuadra e Di Francescos arriti fitore të lehtë ndaj skuadrës së fundit në tabelë e cila me këtë humbje ka shuar gjasat për mbijetesë.

El Sharawy në minutën e 10-të kaloi romakët në epërsi. Tetë minuta më pas, Dzeko e shtoi avantazhin në 0-2.

Me të startuar pjesa e dytë, Kolarov e rritur epërsinë në 3-0.

Me këtë rezultat përfundoi edhe ndeshja.

Roma me këtë fitore ka 38 pikë, aq sa ka edhe Lazio, ndërsa mbetet prapa Interit me dy pikë më pak./Indeksonline/