75 Mall Live Search
19:43 / E Hënë, 30 Shtator 2019 / indeksADMonline

Roma e pafat, lideri Pellegrini mungon 2 muaj

Lorenzo Pellegrini është një nga futbollistët më në formë të momentin në kampionatin italian, teksa përveçse është shndërruar në një lider te Roma, ka fituar një vend titullari edhe te kombëtarja italiane.

Megjithatë futbollisti ka pësuar një dëmtim dej në sfidën mes Lecces dhe Romës, ku verdhekuqtë fituan 0-1 dhe tani rrezikon të mos luaj rreth dy muaj, ndonëse vetëm nesër pritet një parashikim më i saktë.

“Pas dhimbjeve që e shqetësuan në këmbën e djathtë, gjatë ndeshjes së djeshme, Lorenzo Pellegrini iu nënshtrua testeve mjekësore, nga ku u evidentua një frakturë e metatarsalit të pestë. Nesër futbollisti do t’i nënshtrohet osteosintezës dhe vetëm më pas do të mund të përllogarisim kohën e rikuperimit”, tha klubi i Romës në një komunikatë për mediat.

Ndërkohë në Itali, duke marrë parasysh rastet e ngjashme, por edhe ato që thonë mjekët sportivë, është thuajse e sigurt një mungesë dy mujore e Pellegrinit, që me shumë gjasa do të zbresë në fushë vetëm në ditët e fundit të vitit.