Roma eliminon Feyenordin, kualifikimi vendoset pas penalltive

Roma ka kaluar në 1-8 e finales së Europa League.
U dasht ekzekutimi i penalltive për të përcaktuar skuadrën e cila kalon në fazën tjetër, shkruan IndeksOnline.
Koha e rregullt e ndeshjes përfundoi me barazim 1-1, njëjt si ndeshjen e kaluar, me çrast u dasht që skuadrat të luajnë në vazhdime dy herë nga 15 minuta, e pastaj të gjuajnë edhe penalltit.
Në ekzekutimin e penalltive, skuadra e Romës u tregua më e skat, duke fituar me rezultat 4-2./IndeksOnline/