10:01 / E Mërkurë, 25 Maj 2022 / MSH

Roma-Feyenoord/Rriten forcat e sigurisë për pritjen e tifozëve

Aeroporti Ndërkombëtar i Rinasit dhe Porti i Durrësit kanë rritur forcat e sigurisë për të pritur dhe monitoruar tifozët e dy skuadrave finaliste të Ligës së Konferencës.

Sonte me fillim nga ora 21:00, Roma dhe Feyenoordi do të përballen në stadiumin “Air Albania” të Tiranës, me synimin e vetëm te trofeu i Ligës së Konferencës.

Ndërkaq, para ndeshjes ishte raportuar për incidente ku kishte pasur përplasje mes tifozërive, kurse tani “DPD” bën të ditur që janë marrë të gjitha masat paraprake me të gjitha agjencitë ligjzbatuese në kufi, për mbarëvajtjen e këtij eventi, raporton “atsh”.