Roma fiton derbin “Della Capitale”, afrohet në zonën Champions

Skuadra e Romës ka shënuar fitore të madhe në derbin ndaj Lazios në ndeshjen e vlefshme për javën e 31-të në Serie A.
Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi mbrojtësi italian, Mancini në minutën e 42’të, shkruan Indeksonline
Dy skuadrat në pjesën e dytë patën rastet e tyre për shënim, sidomos ajo e Lazios – por nuk arriti ta barazonte rezultatin.
Me fitore, Roma shkon në kuotën e 55 pikëve në pozitën e 5-të, dy më pak se vendi i katërt, Bologna (57).
Kurse Lazio mbetët në pozitën e 7-të me 46 pikë dhe është katër pikë larg për ta siguruar ndonjë vend në garat europiane./Indeksonline/
