75 Mall Live Search
19:58 / E Diele, 09 Nëntor 2025 / G T

Roma fiton dhe bëhet lider i Serie A

Roma mori kreun e Serie A pas një fitoreje të rëndësishme 2-0 në transfertë ndaj Udineses në javën e 11-të.

Golat për skuadrën e Gasperinit u shënuan nga Lorenzo Pellegrini në minutën e 42-të dhe Celik në minutën e 61-të, duke vulosur një triumf të qetë për kryeqytetasit, shkruan Indeksonline

Me këtë fitore, Roma ngjitet në vendin e parë me 24 pikë, ndërsa Udinese mbetet në pozitën e 10-të me 15 pikë./Indeksonline/