75 Mall Live Search
14:44 / E Premte, 26 Korrik 2024 / G T

Roma fiton “luftën” me Atletico Madridin për sulmuesin ukrainas

Skuadra e Romës pritet të bëjë një transferim të madh gjatë afatit kalimtar të verës.

Siç raportohet në mediat e huaja, Artem Dovbyku është afër marrëveshjes me klubin nga Serie A, shkruan Indeksonline

Dovbyku ishte pranë në nënshkruante me Atletico Madridin, kjo e fundit kishte ofruar 30 milionë euro.

Por në momentet e fundit ka ndërhyrë Roma e De Rossit dhe është pikërisht trajneri italian që e ka bindur futbollistin e Kombëtares së Ukrainës.

Marrëveshja midis Romës dhe Gironas thuhet se është arritur dhe vlera e këtij transferimi mund të jetë 32 milionë euro, plus bonuse.

Kujtojmë se Dovbyku zhvilloi super paraqitje sezonin e kaluar me klubin nga La Liga./Indeksonline/