Roma fiton me përmbysje ndaj Veronas

Përballja e raundit të 12-të në kampionatin italian Serie A, mes Veronës dhe Romës ka përfunduar me rezultat 1 me 3. Ishte ekipi vendës që kaloi në epërsi pas 27 minutave lojë me Dawidowicz.
Pika kthyese për Romën ishte minuta e 36-të, kur futbollisti i njëjtë i Veronës që shënoi gol, Dawidowicz mori karton të kuq.
Me një futbollist më shumë në fushë, Roma fillimisht barazoi në kohën shtesë të pjesës së parë me Zaniolon.
Verona u mbajt deri dy minuta para fundit, kur për romakët në të 88-ën shënoi Volpato, kurse 90+2 realizoi edhe El Shaarawy për fitoren e Romës mysafire 3 me 1.
Pas 12 ndeshjeve, Roma është në vendin e katërt në Serie A me 25 pikë, kurse Verona e parafundit në tabelë, e 19-ta me vetëm 5 pikë nga 12 ndeshje.