Roma gati të bëjë dy transfere përnjëherë, ja emrat
Roma po punon intensivisht në afatin kalimtar të janarit. Skuadra e Gasperrinit ka arritur marrëveshje me sulmuesin francez, Robinio Vaz. Marrëveshja vlerësohet në 25 milionë euro, duke përfshirë bonuset.
Lojtari i Marsejit debutoi gjithashtu në Ligën e Kampionëve, në moshën 18 vjeç e 8 muaj e 5 ditë, më 22 tetor, në ndeshjen Sporting Lisbon-Marseille 2-1.
Romakët po duan me çdo kusht edhe Raspadorin nga Atletico Madrid. Në rast se nuk arrihet marrëveshja, plani i dytë është blerja e Malen nga Aston Villa./Indeksonline/

