Roma gjen pasuesin e Dzekos, është një iranian!

Një iranian për të zëvendësuar Edin Dzekon te Roma. Është Sardar Azmoun kandidati kryesor për të pasuar boshnjakun te verdhekuqtë.
Mundësitë financiare për të firmosur me Mauro Icardin nuk ekzistojnë prandaj, drejtuesit e klubit verdhekuq e kanë hedhur vështrimin nga sulmuesi i Zenit Saint Petersburg i cili ka shkëlqyer në dy sezonet e fundit me rusët dhe e ka nisur në mënyrën më të mirë edhe këtë edicion të ri duke shënuar 5 gola në 4 ndeshje.
Duke patur parasysh që Azmoun ka vetëm një vit kontratë me Zenitin, kartoni i tij mund t’i kushtojë Romës nga 18 deri në 20 milionë euro.