Roma humb ndaj CSKA Sofia por kualifikohet, Arsenali me fitore shkon tutje dhe Napoli me barazim kalon në rundin tjetër!

Tashmë kanë përfunduar ndeshjet e fazës së fundit të grupeve në Evropa Ligë.
Nga 12 ndeshja sa u zhvilluan gjithsej në terminin e parë të orës 18:55, skuadrat elitë si Roma, Arsenali e Napoli siguruan biletat për në rundin tjetër të garave, shkruan IndeksOnline
Edhe pse Roma e humbi takimin ndaj CSKA Sofia me rezultatin final në 3:1, arriti të kualifikohej tutje.
Gjithashtu, arsenali me fitore prej 2:4, zuri një vend në top skuadrat më të mira të Evropës.
E Napoli po ashtu ishte skuadra tjetër që me barazim në 1:1 ndaj Real Sociedadit e preu biletën për rundin e ardhshëm
Shikoni të gjitha rezultatet e ndeshjeve të sotme në Evropa Ligë:
