15:58 / E Enjte, 04 Janar 2024 / Gj. Sh

Roma i ndan rrugët me Pinto-n pas merkatos së janarit

Drejtori gjeneral i skuadrës italiane AS Roma, Tiago Pinto raportohet se do të largohet pas merkatos së janarit.

Portugezi është drejtë përfundimit të kontratës, pasi që iu bashkua klubit në janar të vitit 2021 në një marrëveshje tre vjeçare.

Sipas “Corriere dello Sport” , presidenti i Romës, Dan Friedkin tashmë ka vendosur të mos rinovojë marrëveshjen e Pintos me klubin.

Pronarët amerikanë duan të zgjedhin një drejtor të ri sportiv dhe të fillojnë një projekt të ri në verë.

Si rezultat, CEO i Romës, Lina Souloukou, i është besuar detyra për të siguruar një zëvendësim të Pintos përpara verës.