Roma, jep lajmin e dhimbshëm për Zaniolon

Nicolo Zaniolo është dërguar menjëherë në spital, pas lëndimit të rëndë që pësoi në humbjen 2-1 që pësoi Roma ndaj Juventusit në kuadër të javës së 19-të në Serien A.
Talenti italian kishte bërë një kalim brilant nga mbrojtja e skuadrës së tij te ajo e Zonjës së Vjetër, por më pas u ndalua nga Matthijsi de Ligti.
Fillimisht nuk dukej si lëndim i rëndë për të, por më pas lojtari me lot në sy kërkoi zëvendësimin.
Zaniolo u zëvendësua nga Cengiz Underi në minutën e 34-të, ndërsa tani është konfirmuar lëndimi serioz i tij.
Roma ka njoftuar se talenti i tyre ka këputur ligamentet e gjurit dhe sezoni për të ka mbaruar para kohe.
Klubi italian bëri të ditur se Zaniolo do t’i nënshtrohet menjëherë operacionit.
In seguito al trauma distorsivo subito durante la partita, Nicolò Zaniolo ha riportato la rottura del legamento crociato anteriore del ginocchio destro con associata lesione meniscale.
— AS Roma (@OfficialASRoma) January 12, 2020
Domani sarà sottoposto a intervento chirurgico.
Forza Nicolò! pic.twitter.com/AT4uUS2h4C