09:43 / E Enjte, 17 Maj 2018 / indeksADMonline

Roma ka bërë pare si “zalli”, kërkon yllin e Portos

Largimi i Mohamed Salah në drejtim të Liverpoolit ka lënë hapësirë boshe te Roma, megjithatë italianët arritën deri në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Romakët kanë siguruar kualifikimin edhe për vitin tjetër pasi e kanë të sigurt vendin e tretë ose të katërt në Serie A, shkruan indeksonline.

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, skuadra nga kryeqyteti i Italisë janë duke kërkuar të sigurojnë shërbimet e sulmuesit të Portos, Yacine Brahimi.

Kontarta e 28 vjeçarit përfundon vitin e ardhshëm ndërsa vlera e tij mendohet se sillet rreth 25 milionë euro.

Gjithashtu njëri nga Diego Perrotti dhe Stephan El Shaarawy mund të largohen për të lëshuar hapësirë në skuadër. /IndeksOnline/

Temat: