75 Mall Live Search
20:27 / E Premte, 30 Gusht 2019 / indeksADMonline

Roma ka transferuar Smalling nga Man Utd

Klubi italian ka arritur ta transferojë Chris Smalling nga Manchester United në formë huazimi.

Roma do të paguaj një tarifë prej 3 milionë euro, për 29 vjeçarin transmeton Indeksonline.

“Kjo është mundësi e përsosur për mua” tha Smalling

“Mundësia për të provuar një kampionat të ri, me një ekip të madh që ka aspirata të mëdha është pikërisht ajo që unë dua. Unë mezi pres të bashkohem me shokët e mi të skuadrës”, u deklarua futbollisti./Indeksonline/.