22:09 / E Premte, 14 Qershor 2019 / indeksADMonline

Roma kërkon sulmuesin e Premier Ligës si zëvendësues të Dzekos

Në vitin 2015-të ishte afër të transferohej në Romë, por italianët zgjodhën Edin Dzekon.

Salomon Rondon mund të jetë zëvendësuesi i boshnjakut i cili pritet të largohet nga kryeqyteti italian, transmeton Indeksonline.

Përveç Rondon-it, Roma janë të interesuar edhe për Belottin dhe Higuainin.

Rondon këtë sezon me Newcastlen, si i huazuar nga WBA,  shënoj 11 gola në Premier Ligë.

Kontrata e Rondon-it pritet të përfundoj në fund të këtij muaji dhe Roma mund ta shfrytëzoj momentin dhe ta transferoj falas./Indeksonline/