75 Mall Live Search
14:34 / E Martë, 04 Qershor 2019 / indeksADMonline

Roma kërkon trajnerin e Ajax – Ja përgjigjia e klubit holandez

Roma për momentin është pa trajner. Ranieri u largua nga klubi italian sapo përfundoj sezoni.

Kryeqytetasit duke i parë paknaqësitë e tifozëve, kanë tentuar të transferojnë trajnerin e Ajax, Erik ten Hag, shkruan Sky Sports, transmeton Indeksonline.

Por përkundër interesimit të Romës, klubi holandez nuk ka dashur as të dëgjoj ofertën e italianëve duke i thënë se ten Hag do të qëndroj në Ajax deri në përfundimin e kontratës.

Erik ten Hag gjatë këtij viti bëri mrekullinë me Ajaxi duke shkuar deri në gjysmë-finale të Ligës së Kampionëve./Indeksonline/