20:27 / E Premte, 01 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Roma luan me Spal, e bën “për spital” (Video)

Roma e ka kryer me sukses detyrën në përballjen e lehtë ndaj skuadrës së Spal. Skuadra romake e pati të lehtë fitoren pasi që pas 10 minutash lojë mysafirët mbetën me një lojtar më pak pas përjashtimit të Felipes.

Dhjetë minuta më pas, Dzeko shënoi golin e parë në ndeshje. Në minutën e 32, Strootman realizoi për 2-0.

Fitoren e Romës e siguroi Pellegrini me të startuar pjesa e dytë.

Viviani shënoi ndaj ish skuadrës së tij golin e nderit për mysafirët.

Roma pas kësaj fitoreje e shikon e relaksuar derbin e dy skuadrave pretendente për titull, Napoli-Juventus./Indeksonline/