Roma mbetet në garë për Ligën e Kampionëve, mposht Juven
Roma do të shpresoj deri në xhiron e fundit për të siguruar vendin e katërt të Serie A.
Skuadra nga kryeqyteti italian mposhti Juventusin me rezultat 2-0 në ndeshjen e xhiros së 36-të të Serie A.
Golin e parë në ndeshje e shënoi Florenzi në minutën e 79-të të ndeshjes.
Rezultatin e dyfishoi Edin Dzeko në minutat shtesë të ndeshjes.
Me këtë fitore, Roma është në pozitën e gjashtë me 62 pikë qa sa ka Milani dhe një më pak se Interi. /IndeksOnline/