12:22 / E Premte, 02 Shtator 2022 / OSH

Roma “mbretëresha” e merkatos në Serie A, Inter krenohet me Lukakun, Juve me dyshen Pogba-Di Maria

Serie A ishte jo pak aktive në këtë merkato vere, lëvizje të rëndësishme, por në pjesën më të madhe klubet operuan me transferime në formë huazimi, me kosto zero, apo me pak para kesh.

“Corriere dello Sport” ka analizuar merkaton e 20 klubeve duke vlerësuar Romën me notën 8, ekipi që ka lëvizur më mirë në merkato:

Paulo Dybala është pa diskutim afrimi më i rëndësishëm. Më herët Roma kishte siguruar edhe shërbimet e Svilar dhe Matic. Në kryeqytet zbarkuan edhe lojtarë si Wijnaldum, Camara dhe së fundmi Belotti. Gjithashtu nuk u largua Zaniolo.

Corriere Dello Sport

Romën e ndjek Milan, merkato e kuqezinjve vlerësohet me notën 7,5: Origi dhe De Ketelaere janë dy afrimet më të rëndësishme, për më tepër që Orgi erdhi falas. Dest ishte një tjetër lëvizje e gjetur në orët e fundit të merkatos. Nga Milano nuk u largua asnjë lojtarë i rëndësishëm, ofertat për Leaon dhe Theo erdhën nga të gjithë anët.

Me notën 7 vlerësohet merkato e Inter. Rikthehet Lukaku qëndron Skriniar. Afruan Asllanin, Mkhitaryan dhe në fund Acerbin, u largua vetëm Perisic.

Me notën 7 vlerësohet edhe merkato e Juves. Rikthehet Pogba, vjen Di Maria, dy lëvizje me kosto zero. Më pas erdhi dhe Bremer, i shumëkërkuar në treg. U përforcua shumë edhe reparti ofensiv, Kostiv dhe Milik veshën fanellën bardhezi, ndërsa u larguan Morata, Arthur dhe Zakaria.