14:40 / E Premte, 09 Mars 2018

Roma me 4 mungesa ndaj Torinos

Nga ora 20:45, në Seria A do të luhet takimi Roma – Torino, e para për javën e 28-të.

Verdhekuqtë, që vijnë pas një fitoreje të madhe 2-4 në fushën e Napolit, kërkojnë vazhdimësinë e fitoreve për të ruajtur vendin e tretë që kërcënohet nga Lazio.

Nga ana tjetër Torino, që ndodhet në një vend komod në renditje, synon t’i rikthehet rezultat pozitiv pas dy humbjeve radhazi me Veronën dhe Juventusin. Skuadra “granata” mund të përfitojë edhe nga fakti që trajneri Di Francesco i Romës nuk ka në dispozicion Dzekon, Fazion apo Pellegrinin, ndërsa De Rossi është në dyshim.

Në vend të Dzekos, Eusebio Di Francesco ka garantuar se talenti çek Patrik Schick do startoj nga minuta e parë, të cilin pritet ta ndihmojnë edhe dy krahët e sulmit, Peroti dhe Under. /IndeksOnline/