75 Mall Live Search
23:02 / E Enjte, 28 Nëntor 2024 / Gj. Sh

Roma me fat, merr një pikë ndaj Tottenhamit në ”frymën e fundit”

Tottenham ka lëshuar fitoren nga duart ndaj Romës.

Në ndeshjen e javës së pestë të Europa League, rezultati përfundimtar në “Tottenham Hotspur Stadium”, ishte i barabartë 2-2, shkruan IndeksOnline/

Heung-Min Son i kaloi “gjelat” në epërsi në minutën e 5-të, pasi u tregua i sakt nga penalltia.

Evan Ndicka barazoi shifrat në minutën e 20-të.

Tottenham riktheu epërsinë me golin e Brenan Johnson në minutën e 34-të. Me rezultat 2-1 u mbyll edhe pjesa e parë.

Skuadra e Jose Mourinhos nuk u dorëzua dhe arriti ta barazonte rezultatin në 90+1, me goli e Mats Hummels.

Pas pesë ndeshjeve, Tottenham ka grumbulluar 10 pikë, ndërsa Roma 6 pikë./IndeksOnline/