75 Mall Live Search
22:58 / E Enjte, 29 Janar 2026 / Gj Sh

Roma me një lojtar më pak barazon me Panathinakos dhe futet në tetë skuadrat më të mira të Europa League

Roma ka arritur të marr një pikë nga udhëtime në Greqi, te Panathinaikos.

Skuadra e Gasperinit barazoi 1-1 dhe kësisoj arriti të përfundoj në teëtë skuadrat e para në fazën e ligës në Europa League, duke siguruar kualifikimin në 1/8 e finales, shkruan IndeksOnline.

”Giallorosët” e nisën shumë keq këtë përballje, pasi Gianluca Mancini u ndeshkua direkt me karton të kuq në minutën e 15-të.

Panathinakos e shfrytëzoi mirë këtë përparësi numerike, duke kaluar në epërsi në minutën e 58-të, me golin e Vicente Taborda.

Por Roma në vazhdim e kërkoi golin e barazimit dhe atë e gjeti me Jan Ziolkowskin, i cili barazoi shifrat në minutën e 80-të.

Kësisoj Roma pas përfundimit të fazës së ligës në Europa League, renditet e teta në tabelë, me 16 pikë.

Në anën tjetër, Panathinaikos me 12 pikë të grumbulluara, renditet në vendin e 20-të dhe siguron kualifikimin në 1/16 e finales./IndeksOnline/