75 Mall Live Search
10:16 / E Hënë, 25 Shtator 2023 / L K

Roma me një paraqitje të dobët, Mourinho lë fajtor të tjerët

Roma nuk ia doli të siguronte fitoren e tretë mes kampionatit dhe Europës. Skuadra e Mourinhos u ndal nga Torino në barazim 1-1.

Si zakonisht, trajneri portugez kishte arsyetime për lojën e dobët të skuadrës së tij duke fajësuar të tjerët. Kësaj radhe sipas Mourinhos fajet i kishte fusha.

“Jam i trishtuar për rezultatin por jo për performancën. Kemi luajtur një ndeshje të mirë në një fushë që në krahasim me Olimpicon në Romë është një pasarelë. Nuk do e kritikoj më fushën e Olimpicos. Është e vështirë të luash kundër Torinos, por më pëlqeu skuadra ime. Luajtëm një ndeshje me sakrificë dhe përpjekje të madhe” ka thënë Mourinho./Indeksonline/