75 Mall Live Search
08:02 / E Shtunë, 24 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Roma me tri mungesa ndaj Udineses

Telashe për trajnerin Eusebio Di Francesco para ndeshjes së fundjavës.

Daniele De Rossi, Diego Perotti dhe Kostas Manolas do të mungojnë në takimin e së shtunës, që Roma e luan në udhëtim tek Udinese.

Kapiteni i verdhekuqëve, ka një lëndim në gju, Perotti ka telashe me pulpën, kurse Manolas është kthyer i lënduar nga grumbullimi me kombëtaren e Greqisë në ndeshjet e Ligës së Kombeve.

Por lajm i mirë për trajnerin Di Francesco, është rikthimi i Javier Pastores, i cili ka munguar që nga fundi i muajit shtator.

Roma renditet e gjashta në tabelën e Serie A me 19 pikë nga 12 ndeshje të zhvilluara.